Lajmet e fundit Politikë

Kryeministri i Kosovës përmbyll vizitën zyrtare në Tiranë

Kryeministri i Kosovës përmbylli vizitën zyrtare në Tiranë me takimin në Selinë blu me kreun e Partisë Demokratike. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Lulzim Basha shprehu mbështetje për reciprocitet Prishtinë-Beograd. Gjithashtu kryeopozitari theksoi se do demokratët do ta marrin si shembull mënyrën se si qeveria e Kosovës do të përballet me pasojat ekonomike të shkaktuara nga Covid-19. Ndërkaq, Avdullah Hoti deklaroi se në takim u diskutua edhe çështja e taksës së Rrugës së kombit për të cilën pohoi se mori garanci nga Basha për heqjen e saj.