Aktualitet

Kryeministri Rama konferencë shtypi me homologun italian Giuseppe Conte

Në këto çaste Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë shtypi me homologun Italian Giuseppe Conte. Rama e falenderoi per vizitën e tij sidomos në një moment të rëndësishëm kur në BE po diskutohet çelja e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Kryeministri italian, mbërriti pasditen e sotme në Shqipëri për një vizitë zyrtare. Ai u prit me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave nga kryeministri Edi Rama. Pas 30 minutash Conte  do të zhvillojë një takim edhe me Presidentin Ilir Meta.