Rajoni

Kryeministri Tsipras i mbijeton mocionit të mosbesimit në Parlamentin e Greqisë

Kryeministri Alexis Tsipras i mbijetoi mocionit në Parlamentin e Greqisë. Nga 299 deputetë që votuan në total, 151 i dhanë votë besimi Qeverisë. Ky zhvillim pasoi largimin e partnerit të koalicionit qeverisës, Panos Kammenos, kryetar i partisë “Grekët e pavarur”.  Tashmë, Greqia nuk shkon në zgjedhje të parakohshme dhe përgatitet për miratimin e Marrëveshjes së Prespës.  Dokumenti që ndryshon emrin e Maqedonisë, duhet të ratifikohet dhe nga Parlamenti grek, para se të hyjë në fuqi.