Aktualitet

Kryenin vjedhje me armë në Itali, shkatërrohet banda e dibranëve

Bashkëpunimi mes policisë shqiptare dhe asaj italiane ka çuar në shkatërrimin e një grupi që kryente vjedhje me armë në Itali. Finalizimi i operacionit ndërkombëtar të koduar “Korabi” çoi në arrestimin e dy personave në Peshkopi dhe në të njëjtën kohë nga policia italiane u kap edhe pjesëtarja e tretë e grupit, një shtetase nga Dibra. Ata akuzohen për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Vjedhja me armë”, e armbëmbajtje pa leje.