Aktualitet

Kryeprokurori i Krujës Petrit Çano, kalon Vetting-un

Kryeprokurori i Krujës konfirmohet në detyrë. Petrit Çano nuk u gjet në shkelje nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK duke u vlerësuar pozitivisht për të tre kriteret që kanë të bëjnë me pasurinë, pastërtinë e figurës e aftësinë profesionale. Komisioneri Publik nuk do ta ankimojë vendimin për Çanon.  Në një tjetër vendim të dhënë sot, KPK-ja shkarkoi gjyqtaren e Tiranës, Anila Guri. Kandidates për në Gjykatën Kushtetuese iu konstatuan probleme me pasurinë.