Aktualitet

Kthimi i ligjit “Për Kadastrën”, Lame: “Ka institucione shtetërore pa certifikatë pronësie”

ALUIZNI nuk gjen argumenta ligjorë për kthimin që Presidenti Ilir Meta i bëri ligjit “Për Kadastrën”. Sipas kryetarit Artan Lame, kjo vonon zgjidhjen e problematikave për çështjet e pronësisë. Ndërkaq, paralajmëroi rrëzimin e dekretit nga Maxhoranca. Për Presidencën, Kryeministrinë dhe Kuvendin që janë pa certifikata pronësie, Lame tha se nuk regjistrohen për shkak të mos funksionimit të ligjit të mëparshëm. Po ashtu, si pasojë e problemeve mbi përgjegjësitë e agjencive të ndryshme që merren me çështjet e pronësisë. Ndërkaq, ligji i ri “Për Kadastrën” bashkon në një institucion të vetëm hipotekat, ALUIZNI-n dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave.