Sport

Kukësi mposht Tiranën dhe provon të mbajë të hapur kampionatin

Kukësi nuk ka ndërmend të dorëzohet në garën për titullin kampion, pasi sot ia doli të marrë një fitore mëse të merituar 2-1 në sfidën direkte përballë Tiranës kryesuese në stadiumin “Selman Stërmasi”, duke ngushtuar në 6 pikë diferencën nga kreu. Ndërkaq Bylis-Partizani doli në barazim 1-1. Ndërkaq në orën 20:45 luhet edhe ndeshja e fundit e javës Teuta–Skëndërbeu.