Aktualitet

Kushtetuesja/ Meta “çon” Kuvendin në Komisionin e Venecias

Komisioni i Venecias po përgatit dërgimin e një misioni fakt mbledhës në Shqipëri, pas kërkesës të parlamentit në lidhje me çështjen e Gjykatës Kushtetuese dhe procedurat e emërimit, të anëtarëve të saj si dhe rolin e Presidentit. Ndërkohë sot kreu i Shtetit iu drejtua zyrtarisht Venecias lidhur me shkeljet kushtetuese dhe ligjore që ka bërë Kuvendi me zgjedhjet e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.”Nesër do të publikohen në faqen zyrtare të Kreut të Shtetit, kërkesa e Presidentit Meta për Komisionin e Venecias dhe pyetjet konkrete drejtuar atij”-thotë zëdhënësi Tedi Blushi.