Aktualitet

Laboratori i heroinës në Has, në kërkim anëtarët e rrjetit

Policia dhe prokuroria shqiptare po vijojnë hetimet për kapjen e anëtarëve të rrjetit të heroinës që përpunohej në një laborator të zbuluar në Has. Laboratori ishte ngritur në një shtëpi të fshatit Brenogë. Në brendësi të tij, policia gjeti 150 kg lëndë narkotike e dyshuar heroine e gatshme për transport. Deri më tani janë vetëm 5 persona të arrestuar. Informacionet zyrtare janë tejet të rezervuara, ndërsa theksohet se po punohet për kapjen e drejtuesve të rrjetit.