Showbiz

Lady Gaga flet për herë të parë për albumin e ri: “E gjithë dhembja ime gjendet aty”

Ditën e kaluar ashtu siç premtoi Lady Gaga lançoi projektin e ri muzikor që është i pari i cili i përket albumit të ardhshëm të këngëtares.

“Stupid Love” quhet kënga dhe menjëherë është mirëpritur nga publiku të cilët e kanë komentuar pozitivisht duke theksuar se u mungonte një hit nga Gaga. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Apple Music”, 33-vjeçarja u shpreh se është duke mbyllur albumin e saj të ri që për momentin ende nuk ka një titull.

“Kam punuar me zemër për këtë album, e gjithë dhembja ime gjendet aty, të gjitha mesazhet që dua t’i përçoj fansave të mi. Aty do të gjeni realitetin tim dhe dashurinë time” -tha ylli i muzikës gjatë intervistës.

Ky do të jetë albumi i 6-të diskografik i Gaga që vjen pas “Joanne” i publikuar në vitin 2016.