Showbiz

Lady Gaga përlotet nga situata e vështirë e pandëmisë në Itali

Ajo është me origjinë nga Siçilia e Italisë dhe është solidarizuar me atdheun e saj në këtë situatë të vështirë që ka gjunjëzuar vendin nga pandemia e Covid-19.

Pas koncertit virtual që mblodhi miliona dollarë për OBSH e quajtur “One World Together at Home”, Lady Gaga vjen sërish me një video prekëse për situatën e vështirë që po kalon Italia.

Me anë një të video mesazhi, këngëtarja e famshme shprehet se të gjitha lutjtet e saj shkojnë për Italinë.

“Më vjen shumë keq për të gjithë njerëzit që po vuajnë në këto momente në Itali. Dua t’ju them se jeni në zemrën dhe lutjet e mia” -tha Gaga.

Italia është një ndër vendet më të goditura nga virusi. Numri i viktimave ka kaluar shifrën 28.700 ndërsa të infektuarit janë më shumë se 200.000.