Showbiz

Lady Gaga tregon se çfarë e frymëzoi të krijonte albumin e ri muzikor “Chromatica”

E veshur krejtësisht me ‘pink’ ashtu si kopertina e albumit të saj të ri “Chromatica”, Lady Gaga dha një intervistë ekskluzive për “Beats 1”.

E gjithë intervista ishte si promovim i albumit të ri të këngëtares dhe duhet theksuar se ishte një moment shumë emocionues i këngëtares.

34-vjeçarja u shpreh se “Chromatica” u frymëzua nga të gjitha romancat e saj të dështuara, shumica e të cilave kanë qenë publike dhe janë kthyer në epiqendrën e medias rozë.

“Të gjitha dhimbjet e së shkuarës dhe kujtimet doja t’i ktheja në këngë që mund të kërcehen me shpirt nga të gjithë” -tha ajo.