Aktualitet

Lame: Kadastra e Tiranës dhe e Vlorës ka nevojë për arkitektë dhe inxhinierë

Kadastra e Tiranës dhe e Vlorës ka nevojë për arkitektë dhe inxhinierë. Kreu i Agjencisë Shtetërore, Artan Lame tha se pjesa më e madhe e stafit në drejtorinë që ai drejton, nuk ka arsimin përkatës ndaj do të bëhet një reformë për të përthithur punonjësit e duhur. “Në total janë 74 vende të lira. Ne në Kadastër kërkojmë inxhinierë, arkitektë dhe gjeodetë”, tha Lame.