Bota

Largimi nga BE-ja pa marrëveshje, Britania mund të përballet me një “tronditje ekonomike”

Planet e Qeverisë britanike për largimin nga Bashkimi Europian pa marrëveshje, paralajmërojnë mundësinë e vështirësive në sigurimin e barnave apo ushqimeve të freskëta. Gjithashtu nuk përjashtohen protestat. Londra zyrtare prezantoi një dokument në rastin e Brexit-it pa akord. Aty thuhet se: “Sipas skenarit më të keq, bizneset mund të përballen me ulje të të ardhurave për shkak të dilemave”.