Aktualitet

Leja prindërore e gjyqtarit, reagon KLD: Ministrja nuk ka ardhur në mbledhje!

Zëdhënësi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i është përgjigjur deklaratës publike të Ministres së Drejtësisë, e cila kundërshtonte vendimin më të fundit të KLD-së “për miratimin e lejes prindërore për gjyqtarin Gjin Gjoni”. Në lidhje me deklaratën e Ministres së Drejtësisë, KLD shpreh keqardhjen për pasaktësitë në përmbajtjen e saj, pasi së pari duhet sqaruar se anëtarja e KLD-së Etilda Gjonaj, nuk ka marrë pjesë në këtë mbledhje, megjithëse është njoftuar për zhvillimin e saj.