Aktualitet

Lezhë, sërish protesta në mbështetje të Fran Frrokajt

Në Lezhë vazhdojnë protestat në mbështetje të Kryebashkiakut të arrestuar. Edhe sot, mbështetës të Fran Frrokajt kërkojnë lirimin e tij. Ndërkaq, nesër Gjykata e Lezhës do të verifikojë masën e sigurisë për Frrokajn dhe 11 zyrtarë të Bashkisë, të akuzuar për abuzime me tokat në bregdet, tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin. 11 persona të tjerë janë në kërkim lidhur me skandalin e tjetërsimit të një sipërfaqeje të konsiderueshme.