Showbiz

Liam Payne: “Ja vajza e cila më risolli lumturinë”

Ish-pjesëtari i grupit ‘One Direction” ka gjetur dashurinë. Ditën e kaluar ai ka bërë një dedikim për të dashurën e tij të re duke e falenderuar që i risolli lumturinë.

Këngëtari dhe modelja 19-vjeçare Maya Henry kanë vetëm pak kohë që shoqërohen me njëri-tjetrin megjithatë duket se gjërat mes tyre janë serioze.

Për britanikun 26-vjeçar ky ishte dedikimi i tij i parë i bërë publikisht për ndonjë vajzë, veprim që se ka bërë as me këngëtaren Cheryl me të cilën ka qenë i lidhur prej vitesh madje ka edhe vogëlushin 2-vjeçar Bear.

Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram Liam ka treguar se si Maya ka ndryshuar rrënjësisht jetën e tij madje e ka ndihmuar të tejkalojë edhe depresionin.

Dyshja kalojnë gjithë kohën bashkë dhe sigurisht nuk mungojnë as postimet e ëmbla krah njëri-tjetrit në rrjetet sociale.