Aktualitet

Librazhd/Vetëhelmohen 5 ditë pas dasmës, ndërron jetë gruaja, rëndë bashkëshorti

Një 19-vjeçare humbi jetën dhe bashkëshorti i saj 27-vjeç është në gjendje të rëndë në spital pas dyshimeve se u vethelmuan. Rezarta e Olsjan Hajdari nga fshati Xhyrë i Librazhdit ishin martuar pak ditë më parë, ndërsa nuk dihen shkaqet që i shtynë drejt aktit vetflijues. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.