Sport

Liga nuk tërhiqet: Pa miratim të ligjit për sponzorimet, asnjë ndeshje

Kampionati i Futbollit do të vazhdojë bojkotin. Sot Liga profesioniste konfirmoi ndryshimet në përmbajtjen e ligjit për sponsorizimet që u mbështetën edhe nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, i cili theksoi se kërkesat nuk janë politike. Ndërkaq, kreu i Ligës Edvin Libohova foli rreth bojkotit dhe kushteve që ata kanë.

“Ndodhi pandemia dhe futbolli u mbyll. Kemi humbur 4 vjet me kërkesat e kuadrit ligjor. Edhe nëse zgjat 4-5 javë nuk është fundi i botës, po luftojmë për një kauzë dhe një qëllim të madh. Nuk mund të parashikoj hapat e mëtejshme. Presidentët e Ligës do të marrin vendimin e duhur, i cili mendoj se do të respektohet”, u shpreh Libohova.

Prej dy ditësh, Liga Profesioniste e Futbollit i ka dërguar një material të zgjeruar negociatorit të Qeverisë, Fidel Ylli me propozime konkrete.