Aktualitet Rajoni

Lihet në burg Edmond Bego, biznesmeni shqiptar i arrestuar në Greqi

Lihet në burg biznesmeni shqiptar Edmond Bego. Gjykata në Greqi vendosi që 48 vjeçari Bego do të qëndrojë në burg deri sa ndaj tij të ketë një kërkesë zyrtare nga vendi fqinj Italia për ekstradim. Sipas policisë greke, ndaj tij rezulton aktiv një urdhër arresti nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale, kontrabandë dhe trafikim të drogës, ndonëse ai ka shlyer një dënim në Shqipëri.