Aktualitet

Lirohen 12 ekstremistët e ndaluar dje në Bularat

Lirohen nga policia e Gjirokastrës 12 ekstremistët e ndaluar dje pas ceremonisë mortore për Konstandino Kaçifa në Bularat. Policia i shoqëroi pas dyshimeve se kishin kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme si dhe për nxitje të urrejtjes, pasi gjatë funeralit kanë lëshuar thirrje anti-shqiptare. Mes të ndaluarve ishte edhe Harallambo Karathanos i njohur si ekstremisti i Agimit të Artë, i cili kryesoi edhe kortezhin mortor të Kaçifas. Të ndaluarit e tjetër ishin shtetas grekë të ardhur në Bularat me autobusë si dhe minoritarë.