Sport

Lista “Panucci” për miqësoret: Guri, në vend të Sadikut të lënë jashtë

Christian Panucci shpalli listën e lojtarëve që do të grumbullojë për dy miqësoret me Kosovën dhe Ukrainën, më 29 Maj e 3 Qershor. Në listën e teknikut italian të Kombëtares Kuqezi, bie në sy mospërfshirja e Armando Sadikut, ndërsa për herë të parë, bëhet pjesë Sindrit Guri, i cili sapo ka nënshkruar me Oostenden-in në Belgjikë. Ndërkaq, në Kombëtare  janë rikthyer sulmuesit Armando Vajushi e Rey Manaj.