Aktualitet

Lleshaj: Përpjekje që Greqia të përshpejtojë kohën e testimit për Covid

Ministri i Brendshëm reagoi për situatën në kufijtë me Greqinë. Sandër Lleshaj tha se po bëhen përpjekje për të kërkuar para autoriteteve greke përshpejtimin e kohës së testimit dhe reduktimin e pritjes në kufi. “Procedurat e reja të testimit për Covid-19 në kufirin shqiptaro-grek kanë krijuar radhë të gjata bashkë me problemet e pashmangshme shoqëruese. Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht për të menaxhuar situatën e vështirë të krijuar” tha ndër të tjera Lleshaj.