Politikë

Lobimi rus, dosja për Lulzim Bashën në Gjykatën e Tiranës

Mbërrin në Gjykatën e Tiranës dosja e Lulzim Bashës për lobimin rus. Me ligjin e ri, kompetent është prokurori i çështjes. Me pas gjyqtari paraprak vendos për dërgimin e dosjes në gjyq apo për rikthim prokurorisë.Kreu i opozitës Lulzim Basha, ish sekretari i përgjithshëm Arben Ristani dhe financieri i Partisë Ilir Dervishi akuzohen për falsifikim të vulave dhe stampave, ndërsa është pushuar hetimi për pastrim të produkteve të veprës penale.