Aktualitet

Lojërat e fatit/Policia aksion në gjithë vendin, 184 persona të ndaluar

Një aksion blic policor për të goditur veprimtarinë e paligjshme të lojrave të fatit çon në 184 të shoqëruar në të gjithë vendin. Gjatë natës e deri në orët e mëngjesit u ushtruan kontrolle në lokale të ndryshme nga forcat RENEA, të mbështetura nga grupe të Ndërhyrjes së Shpejtë, efektivë të Shqiponjave, oficerë të Krimeve të Rënda e të sektorit të Krimit Ekonomik. Operacioni u shtri në Tiranë, Elbasan, Durrës, Berat, Fier, Shkodër, Korçë, Pogradec e në qytete të tjera.  Për nga numri i të shoqëruarve kryeson Elbasani me 100 të tillë, i ndjekur nga Durrësi me 64, ndërsa 20 vetë u shoqëruan në Tiranë. U sekuestruan kamera të lokaleve, ku dyshohet se në mënyrë të fshehtë organizohen lojëra të palejuara të fatit. Gjithashtu aparatet celularë të disa personave, për të verifikuar nëse kanë luajtur lojra fati përmes telefonit.