Sport

”Lojrat Olimpike Brazil 2016”, spektakli më i madh në Tokë

Këtë të premte nisin zyrtarisht lojrat Olimpike Brazil 2016. Dy vite pas zhvillimit të kampionatit botëror të futbollit, Brazili vendoset edhe njëherë në qendër të vëmendjes së të gjithë botës. Ceremonia hapëse do të zhvillohet në Rio de Janeiro. Eventi do të ndiqet në të gjithë botën ndërsa BBC ka zgjedhur një mënyrë interesante për ta reklamuar. Në video shohim se atletët krahasohen me kafshët e xhunglës të cilët janë gati për të nisur sfidën. Për BBC ky do të jetë spektakli më i madh në Tokë.