Bota Lajmet e fundit

Londra thith më shumë kokainë se këto 3 kryeqytete europianë bashkë

Më shumë kokainë thithet në Londër, sesa konsumohet bashkërisht në Amsterdam, Berlin e Barcelonë, qytetin e dytë më të madh të Spanjës. Sipas mediave britanike, çdo 24 orë në Londër thithen 500.000 doza kokainë, dyfishi i çdo qyteti tjetër të madh europian.

Vlera në rrugë e kësaj sasie është 3 milionë euro. Një studim i kryer nga “King College London University” testoi ujërat e zeza të Londrës për benzoilecgoninë, përbërësi kimik që trupi e shkarkon pasi ka marrë kokainë. Rezultatet treguan se londinezët konsumonin 23 kg kokainë në ditë. Në Barcelona 12.7, në Amsterdam dhe Berlin nga 4.6.