Bota

Lotaria ‘Mega Millions’ kalon 1 miliard dollarëshin

Çmimi për lotarinë “Mega Millions” në Shtetet e Bashkuara i ka kaluar një miliard dollarët, duke u bërë kështu “jackpot”-i më i madh në historinë globale të lotarive, nëse fitohet nga një person i vetëm. Radhë të gjata u krijuan që në orët e para të mëngjesit në pikat e lotarisë, ndërsa goglat e shortit do të zbulohen në orën 5 të mëngjesit të së shtunës me orën tonë. Vitin e kaluar 53 vjeçarja Mavis Wanzyk fitoi jackpotin prej 758.7 milionë dollarësh.