Sport

Luftëtari mund Teutën, ja rezultati

Luftëtari merr një fitore të rëndësishme në garën për mbijetesë, duke mundur Teutën me rezultatin e pastër 1-0. Goli për gjirokastritët erdhi në minutën e 32 me anë të mesfushorit Donald Rrapo. Djemtë e detit patën një mundësi të mirë për të barazuar nga pika e bardhë e penalltisë, por Progni gaboi. Ndërkohë, nga ana tjetër ka përfunduar pjesa e parë e takimit Partizani-Flamurtari, ku djemtë e Skënder Gegës janë në avantazh 1-0.