Rajoni

LVV dhe LDK ende pa marrëveshje për Qeverinë, takohen sërish nesër

Pas një takimi që zgjati gati tri orë mes zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, këto dy parti kanë bërë të ditur që takimi i radhës do të jetë nesër. Avdullah Hoti nga LDK tha se janë dakorduar që të vazhdojnë takimet me Lëvizjen Vetëvendosje. Ndërsa Glauk Konjufca i LVV-së, tha se pasi kanë parë avancim të raporteve, do të vazhdojnë me takime.Ai u zotua se brenda këtyre dy javëve do të përfundojë marrëveshja me LDK-në, raporton KosovaPress.