Showbiz

Madonna lë mënjanë muzikën për një akademi futbolli

Këngëtarja legjendare Madonna pak ditë më parë festoi ditëlindjen e saj të 60-të dhe menjëherë pas saj ka marrë një vendim të rëndësishëm.

Ajo do të hapë një akademi futbolli për të gjithë të rinjtë që e kanë ëndërr këtë sport. Madonna u frymëzua nga djali i saj David i cili prej vitesh e luan me shumë pasion këtë sport.

Këngëtarja ka vendosur ta hapë këtë akademi në Malawi të Afrikës aty ka adoptuar edhe 4 fëmijët e saj. Madonna është e lidhur shpirtërisht me këtë vend dhe ka vendosur që të bëjë shumë bamirësi për ta shndërruar atë në një vend më të mirë.