Showbiz

Madonna shokon fansat gjatë turneut të saj “Madame X”

Si fillim ajo u shfaq vonë në hapjen e koncertit në kuadër të turneut të saj muzikor “Madame X” në New York.

Teksa i mbajti fansat me orë në pritje në momentin që u ngjit në skenë, mbretëresha e muzikës pop Madonna as nuk u justifikua për vonesën e saj.

Sakaq, të pranishmit në koncert mbetën të shokuar në fjalimin e saj kundër Presidentit Donald Trump. “Si quhet ai person që e ka penisin e vogël?” -“Donald Trump” ,u shpreh ajo duke lënë pa fjalë fansat.

Më pas këngëtarja solli në skenë fëmijët e saj të vegjël të cilët mbajtën një fjalim rreth ngacmimeve seksuale teksa Madonna ishte duke pirë birrë në vend që të këndonte.

Pasi u deh disi ajo vazhdoi t’i tregonte publikut sesa shumë ndihet e vetmuar dhe se askush nuk e kupton. Ende nuk është e qartë nëse sjellja e saj e çuditshme ishte pjesë e performancës apo ajo thjeshtë e ka humbur dëshirën për të dhuruar spektakël.

Megjithatë, fansat e saj mbetën të zhgënjyer dhe nuk ngurruan të shprehin hapur pakënaqësitë e koncertit nëpërmjet postimeve në rrjetin social Twitter.