Bota

Maduro:”Trump kërkon të më vrasë!”

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro akuzoi administratën e Presidentit amerikan Donald Trump se po përpiqej ta vriste. Por sipas opozitës në Karakas, Maduro i bën shpesh këto akuza për të hequr vëmendjen nga paaftësia e tij. Rreth 2 milionë venezuelianë janë larguar nga vendi që nga viti 2015 si pasojë e shkatërrimit ekonomik që ka sjellë mungesa në shëndetësi, inflacion në rritje dhe krime.