Showbiz

Maluma krah Jennifer Lopez në një film, këngëtari për herë të parë në rolin e aktorit

Këngëtari i famshëm Maluma së shpejti do të bëjë debutimin e tij në filmin më të ri të Hollywood, “Marry Me”.

Ai do të jetë krah Jennifer Lopez e cila do të ketë rolin kryesor. Në këtë realizim filmik, Maluma do të luajë rolin e këngëtari të muzikës rrok, i cili tradhëton partneren e tij (Lopez) me asistenten.

Xhirimet e “Marry Me” do të nisin vitin e ardhshëm në New York ndërkohë që fansat e dyshes presin me padurim t’i shohin bashkë.