Aktualitet

Manastirliu: Do të ngremë një spital të ri karantinë brenda 20 ditëve!

Ministrja Manastirliu gjatë konferencës online të qeverisë tha se po bëhen gati të ngrenë një spital karantinë brenda 20 ditëve të ardhshme. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha po bëhen të gjitha vlerësimet për të pasur një strukturë tjetër që do të rehabilitohet për të ofruar shërbim për pacientët e prekur me COVID-19, nëse tejkalohen skenaret e parashikuar. “Kemi bërë sot një investigim në vendin ku mendojmë dhe besojmë të jetë ky objekt i cili do t’i nënshtrohet edhe një rehabilitimi dhe më pas edhe një plotësimi të nevojave bazë, me mobilimin spitalor dhe me aparaturat bazike që ne vlerësojmë për të pasur së afërmi dhe për të përballuar fluksin për ata pacientë që nuk do të jenë në gjendje të rëndë”, tha Manastirliu.