Rajoni

Maqedoni, debati për gjuhën shqipe drejt parlamentit

Debati për projektligjin e përdorimit të gjuhëve, përfshirë atë shqipe në Maqedoni, po hyn në një fazë tjetër. Pas diskutimit në tërësi në komisione, tashmë është radha e paraqitjes së amendamenteve. Të gjitha partitë politike kanë afat deri të hënën për të depozituar amendamentet e tyre. Më e ashpër në reagim duket se është lëvizja Besa, e cila mësohet se me anë të amendamenteve do të kërkojë zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.