Rajoni

Maqedoni, VMRO-DPMNE akuzon për shantazh e kërcënim

Lideri i VMRO-DPMNE/së dënoi votimin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese për Emrin e Maqedonisë. Hristijan Mickovski e cilësoi “kriminal” e “të dhunshëm”.  Ai tha se “Përmes dhunës e kërcënimeve ndaj deputetëve të partisë që drejton, pushteti iu mori votat”. Kreu i Opozitës u shpreh se “Ky është veprimi më i turpshëm i ndodhur ndonjëherë në Maqedoni” e shtoi se “Një ditë, Zaev do të përgjigjet për të gjitha të këqijat që i ka sjellë vendit”.