Sociale

Masat e Italisë, fillon largimi i Call Center nga Shqipëria

Jep efektet e para në Shqipëri ligji italian për rikthimin në vend të industrisë Call Center. Deri më sot, rreth 30 kompani kanë pezulluar aktivitetin e tyre.   Për të dhënë një zgjidhje situatës së krijuar kërkohet ndihmë nga shteti shqiptar përmes subvencionimit të trajnimeve. Në këtë industri, në Shqipëri punojmë më shumë se 25 mijë persona kryesisht studentët.