Aktualitet

Masat shtesë të vendosura prej Greqisë, rradhë kilometrike në Kakavijë

Masat shtesë të vendosura prej Greqisë për kufizimin e personave që hyjnë prej territorit shqiptar shkaktoi rradhë kilometrike në Kakavijë. Për më shumë se 4 orë me fëmijë dhe të moshuar në automjet kanë pritur rradhën me shpresën se do të kthehen në vendin ku punojnë.  Qeveria greke ka vendosur të kërkojë dhe testin molekular Covid-19. Testi duhet të rezultojë negativ dhe të jetë kryer në Shqipëri 72 orë përpara udhëtimit.