Politikë

Maxhoranca solli në Kuvend, 7 propozime lidhur me ndryshimet në Kodin Penal

Sot në seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, Maxhoranca solli në Kuvend, 7 propozime lidhur me ndryshimet në Kodin Penal.  E ndërsa ditët e fundit, presidenti Meta i ktheu Maxhorancës tre ligje, në më pak se 24 orë. Kreu i grupit socialist, Taulant Balla u shpreh i bindur se këtë fat do të kenë dhe ndryshimet e propozuara në Kodin Penal.  Nga Opozita, deputeti Myslim Murrizi kritikoi ndryshimet në Kodin Penal, të propozuara nga socialistët.