Politikë

Mbledhje në selinë e PD, Basha merr hapin e radhës

Pas djegies së mandateve, në Partinë Demokratike nuk ka qetësi. Kjo ka bërë që kryetari Lulzim Basha të mbledh kolegjin e kryetarëve. Mbledhja po mbahet në selinë blu dhe pjesëmarrës janë të gjithë kryetarët e PD nëpër rrethe. Në qendër të diskutimit të mbledhjes janë hapat e mëtejshëm që do të marrë opozita në vijim. Basha ka paralajmëruar se do të zhvillohen protesta në të gjithë vendin deri në rrëzimin e Edi Ramës. Në të njëjtën linjë eshtë shprehur edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.