Politikë

Mbyllen institucionet arsimore për dy javë dhe pezullimi i fluturimeve drejt veriut të Italisë deri më 3 Prill

Tashmë që Shqipëria rezulton zyrtarisht e prekur nga koronavirusi me dy raste të konfirmuara, nga mesnata e mbrëmshme kemi hyrë në skenarin e parë, bazuar në orientimet e OBSH-së. Sot në mbledhjen e Qeverisë kryeministri Rama bëri të ditur vendimet, dy prej të cilave pezullimi i fluturimeve me veriun e Italisë deri më 3 Prill e mbyllja e institucioneve arsimore për dy javë: “Masat e sotme janë pezullimi i fluturimeve drejt veriut të Italisë dhe drejt zonave të kuqe, deri më 3 prill. Mbyllja e arsimit në të gjithë vendin. Është momenti të mbyllim të gjitha institucionet arsimore dhe të kërkojmë mbylljen e të gjtha aktivieteteve, dëgjesa publike, deri më 3 prill”  Gjithashtu, ndalohen grumbullimet masive deri më 3 Prill e deri atëherë nuk do të ketë aktivitete kulturore e sportive.  ndërsa kufijtë nuk do të mbyllen: “Mbyllja e kufijve nuk na çon gjëkundi. Murtaja përfshiu gjithë globin dhe nuk kishte as avionë, as udhëtime. Kush del nga një zonë e kuqe, duhet të vetëkarantinohet për të mirën e tij, të familjarëve dhe të të tjerëve”. Plani i masave bazohet në tre drejtime: kufizimi për parandalimin e përhapjes, shtyrja në kohë e përhapjes së infeksionit e lehtësimi i pasojave që mund të sjellë infektimi me COVID-19.