Sport

Mbyllet ndeshja Partizani-Flamurtari, ja rezultati

Përfundoi pak minuta më parë, takimi Partizani-Flamurtari, i cili u mbyll me fitoren e kryeqytetasve 3-1. Ndeshja e luajtur në “Selman Stërmasi” u shoqërua me incidente, ku tifozët e kuq, pas golit të parë, zbarkuan në fushë dhe goditur fotografin e Flamurtarit. Ndërkaq vlonjatët e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Ribajt. Më herët Luftëtari mundi Teutën me rezultatin 1-0. Java e 23-të e Superligës mbyllet nesër me përballjen Kastrioti-Laci dhe Kukësi-Kamza.