Top Awards: Mbyllja nga Covid rikthen pasigurinë tek artistët! Java me më pak publikime që pas daljes nga karantina!

Pandemia vijon të jetë një ndër shqetësimet më të mëdha në të gjithë botën. Pavarësisht se pati një qetësim të situatës dhe rasteve, duke dalë nga karantinimi, sërish vazhdon të ketë një rritje të rasteve të prekura nga Covid 19. Lidhur me këtë, qeveria shqiptare vendosi që të ndalonte muzikën pas orës 20:00, nëpër klube nate apo bare, duke rikthyer pasigurinë tek artistët.

Si pasojë e ndalimit të muzikës pas orës 20:00, shumë artistë kanë zhvendosur aktivitetet e tyre në drekë. Alban Skënderaj dhe Ledri Vula janë dy prej artistëve që kanë zgjedhur të bëjnë “koncerte” në pikun e vapës nëpër pishina.

Pas daljes nga karantina, një pjesë e madhe e artistëve publikuan projektet të reja muzikore, duke shpresuar se do bënim promovimin e tyre nëpër klubet por pas vendimit, cdo gjë thuajse është ndërprerë.

Për shkak të këtij vendimi, pati edhe një protest nga artistët, por asgjë nuk u mor parasysh. Kjo situatë ka bërë që artistët të ndalën dhe të mos prodhojnë më muzikë të re dhe si pasojë kjo javë është më me pak hyrje që pas daljes nga karantina.

Por cila do të jetë e ardhmja e muzikës në muajt në vijim?

Situata aktuale vijon të jetë problematike, madje Kosova është thuajse në “lockdown” për shkak të rasteve të shumta. Të gjendur në këtë situatë është shumë e vështirë që artistët të vijojnë të prodhojnë, ndërkohë që të ardhurat e tyre janë në pikëpyetje gjatë kësaj periudhe.