Bota

McAllister: Dialogu Kosovë-Serbi është në interesin strategjik të BE-së!

Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian përshëndet rifillimin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës dhe shprehet qartë pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Ai tha se vijimi i dialogut para së gjithash është një sinjal shumë pozitiv që presidenti serb Vuçiç dhe kryeministri kosovar Hoti kanë rënë dakord për të rifilluar bisedimet. “Shpresojmë që bisedimet do të jenë konstruktive dhe me një angazhim reciprok”, tha Mc Allister.