Aktualitet

MEPJ: Radhët në kufi nga detyrimi i kryerjes së testit

Në një njoftim të Ministrisë sonë për Evropën dhe Punë të Jashtme thuhet se shkak për radhët është vonesa në kryerjen e testit. “Me qëllim përballimin e situatës dhe lehtësimin e lëvizjes që qytetarëve shqiptarë janë kontaktuar në vijimësi autoritetet greke të cilët kanë shtuar personelin shëndetësor në Pikën Kufitare të Kakavijës. Së fundi pala greke ka njoftuar se do të marrë masa dhe tjera për lehtësimin e situates deri në heqjen e detyrimit për bërjen e testit”-thuhet në njoftimin e Kryediplomacisë Shqiptare.