Bota

Merkel shprehet pro idesë së krijimit të ushtrisë evropiane

Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbështet idenë e presidentit francez, Emmanuel Macron, për krijimin e një ushtrie europiane. Macron tha para pak ditësh se BE-së i nevojitet pasja e një ushtrie, krahas asaj të NATO-s. Në një fjalim të mbajtur në Strasburg për të ardhmen e Europës, Merkel u shpreh se mbështet propozimin për një ushtri europiane në të ardhmen. Më herët Berlini ishte shprehur kundër.