Showbiz

Merr fund skandali gjyqësor i Loredanës, mes saj dhe çiftit zviceran tashmë mbizotëron paqja

Shumë të reja kemi nga Loredana ditët e fundit. Pas rikthimit të bujshëm në Instagram me publikimin e albumit të ri muzikor “Medusa”, reperja na jep një tjetër lajm të mirë.

Tashmë mes saj dhe çiftit zviceran që e akuzuan për vjedhjen e 700.000 frangave, ka paqe. Reperja para pak momentesh ka publikuar një screenshot të telefonate me video që kishte bërë me Petra Valais. Të dyja u shfaqën të buzëqeshura teksa përshëndesnin njëra-tjetrën duke na treguar se lufta gjyqësore ka marrë fund.

Më 1 shtator në rrjetet sociale gjithashtu nisi të qarkullojë një video ku Loredana dhe Zonja Petra ndodheshin në një restorant duke biseduar miqësisht me njëra-tjetrën.

Mesa duket problemet ligjore të Loredanës përfunduan me sukses dhe tani e gjithë vëmendja shkon vetëm tek karriera e saj muzikore.