Politikë

Presidenti Meta akuzon Qeverinë për korrupsion dhe arrogancë

Me publikimin e shifrave të kërkesave të shqiptarëve për azil në vendet e BE-së, Presidenti i Republikës akuzon Qeverinë për korrupsion dhe arrogancë. Ilir Meta thotë se janë pikërisht këto arsye pse njerëzit po largohen ndaj kërkon respektim të marrëveshjes së 5 qershorit  si rikthim në drejtimin e duhur për shqiptarët. “. Hapi i parë është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër. Të rikthejmë shpresën duke rikthyer sovranitetin në duart e popullit, me hapjen e listave 100% dhe plotësimin e të gjitha kushteve të BE-së” shkruan Meta. Ndërkaq sipas të dhënave të EUROSTAT, Shqipëria renditet pas shteteve në konflikt si Siria, Afganistani dhe Iraku për numrin e lartë të aplikantëve për azil.