Politikë

Meta krah opozitës: Duhen zgjedhje të parakohshme, do ndaloj puçin Kushtetues

Presidenca doli me një deklaratë për takimin 90 minutësh të presidentit Meta me përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar. Sipas Metës, “Manipulimi i emërimeve të anëtarëve të Kushtetueses, duke synuar kapjen e Gjykatës përmes rrëmbimit të të drejtës kushtetuese të Presidentit për të bërë emërimet, është skandali më flagrant i Reformës në Drejtësi dhe shkeljes së Kushtetutës”. Kryetari i shtetit thekson se nuk lejon askënd t’i neutralizojë kompetencat, dhe se do të ndërmarrë çdo veprim për të ndaluar atë që e quan “puç kushtetues”. Meta përshëndeti hapat e Opozitës jo parlamentare për miratimin pa vonesë të Reformës Zgjedhore, si dhe qëndrimin e saj për zgjedhje të parakohshme të menjëhershme, me qëllim kthimin e legjitimitetit të munguar Kuvendit e rivendosjes së dialogut politik në institucione.